Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp u shpreh se qeveria përpiqet të mashtrojë qytetarët duke bërë propagandë, duke pretenduar për rritje pagash dhe pensionesh.
Meta tha se pensionistët janë viktima të një shpërndarje jo të drejtë të rritjes ekonomike, ndërsa shtoi se rritja e pensioneve është një nga 5 prioritetet e PL.
“Propaganda e qeverisë nuk mund të vijojë të gënjejë qytetarët për rritje pagash e pensionesh.
Shifrat e tregojnë qartë se ky është mashtrim.
Qytetarët e pensionistët nuk janë përfitues të rritjes ekonomike, por viktima të një shpërndarje jo të barabartë të saj.
Rritja e pensioneve, çështje themelore dhe një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për të ardhmen”, tha Meta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co