“Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës”, AAK: Do të kërkojmë shkarkimin e Albin Kurtit!

qeveria me e dobet ne historine e kosoves aak do te kerkojme shkarkimin e albin kurtit
qeveria me e dobet ne historine e kosoves aak do te kerkojme shkarkimin e albin kurtit

Kreu i grupit parlamentar të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar deklaruar se do të kërkohet interpelancë për tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit.

Në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka zbuluar se gjatë seancës do të kërkohet edhe shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, qeveria “Kurti” është qeveria më e dobët në historinë e Kosovës.

“Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe Kosova është duke stagnuar gjithçka që i jep kuptim në këtë qeverisej është stagnues, ekonomia, mirëqenia, dhe te gjitha. Janë disa pika që do t’i trajtojmë në Kuvend dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij. Ai është vetëdorëzuar, ne momentin kur flet për zgjedhje është vetë dorëzim i tij. Janë tri mënyra: E parë dorëheqja e tij, e dyta kur votohet mocioni i mosbesimit dhe vetëshpërbërja. Ne si Aleancë e kemi kërkua shkarkimin e tij që një vit e gjashtë muaj. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, ne do ta thërrasim në interpelancë në diskutim. Ballafaqimi i parë i ynë do të jetë për tri vite qeverisje, pse janë shpenzuar 209 milionë euro në tenderë njëburimore… Ideja jonë është që ta dekonspirojmë përmes këtyre temave”, u shpreh tutje Tahiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →