Qeveria miraton projektligjin për formimin e forcës rezerviste! Ministri Vëngu: Instrument për tu bërë një forcë e armatosur më tërheqëse

qeveria miraton projektligjin per formimin e forces rezerviste ministri vengu instrument per tu bere nje force e armatosur me terheqese scaled





































Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në konferencën për media, ka deklaruar se në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji për funksionimit dhe organizomini e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë.

pirro vengu

Vëngu tha se kjo u jep mundësinë ushtarakëve aktivë në privat në teknicitet të lartë, që të rikthehet në FA me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre.

Ndër të tjera ministri u shpreh se paketa financiare për formimin e kësaj force do të jetë 15.5 milionë euro nga buxheti i vitit 2025, ndërsa shtoi se forca do të jetë.

“Miratimin e projektligjit për funksionimit dhe organizomini e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të detyrimeve standarde të NATO-s dhe sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja për krijimin e saj dhe i jep mundësi ushtarakëve aktivë në privat në teknicitet të lartë, që të rikthehet në FA me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre me detyrime që mund të mbulojën misione paqeruajtëse dhe ato të NATO-s apo në rajon.

Që nga hyrja në fuqi e këtij projektligji, shpresojmë që fillim viti të na gjejë në hapat e para të formimit të forcës së rezervistëve. Kemi një paketë financiare të konsiderueshme të buxhetit të shtetit prej 15.5 milionë euro, sikundër dhe një angazhim më të madh në vitet në vijim. Do të jetë një instrument për t’u bërë një forcë e armatosur më tërheqëse dhe sikundër sa u përket nevoja që Shqipëria të ketë gamë më të gjerë personeli. I konsiderojmë FA si kapacitete kombëtare”, tha Vëngu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →