Më shumë se 500 automjete të blinduara izraelite janë dëmtuar në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar, ka raportuar gazeta Maariv.
E përditshmja izraelite në gjuhën hebraike tha se dhjetëra nga këto automjete ushtarake ishin çmontuar plotësisht dhe ishin hequr nga shërbimi.
Ushtria ka krijuar dy qendra logjistike brenda Gazës, ku ka vrarë më shumë se 37,000 palestinezë në gati nëntë muaj, për të riparuar automjetet e dëmtuara në luftimet me Hamasin, i cili kreu një inkursion ndërkufitar më 7 tetor.
Trupat përgjegjëse për transportin e automjeteve thuhet se janë të lodhur fizikisht dhe mendërisht, thuhet në raport, duke shtuar: “Nëse u kërkohet të pushtojnë Libanin jugor, ata do të jenë atje, por jo në gjendjen e tyre më të mirë”. Tensionet kufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban janë rritur gjatë javëve të fundit, me frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.
Lufta e Gazës thuhet se ka konsumuar shumë më tepër armë sesa kishte pritur ushtria izraelite dhe përdorimi mbetet i lartë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe anëtarë të tjerë të qeverisë thuhet se marrin përditësime javore mbi statusin e rezervave ushtarake.
Furnizimi me armë amerikane për Izraelin u bë një burim tensioni midis dy aleatëve pasi Netanyahu akuzoi presidentin Joe Biden për mbajtjen e armëve.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co