Qindra pelegrinë vdiqën gjatë haxhillëkut të këtij viti si pasojë e të nxehtit, zyrtarët njoftim

qindra pelegrine vdiqen gjate haxhillekut te ketij viti si pasoje e te nxehtit zyrtaret njoftim
qindra pelegrine vdiqen gjate haxhillekut te ketij viti si pasoje e te nxehtit zyrtaret njoftim

Qindra pelegrinë vdiqën gjatë kryerjes së haxhillëkut këtë vit në Arabinë Saudite, për shkak të temperaturave të larta në vendin e shenjtë myslimanë, thanë zyrtarët të mërkurën.

Arabia Saudite nuk e ka komentuar numrin e të vdekurve nga të nxehtit gjatë haxhillëkut.

Megjithatë, qindra njerëz u rreshtuan në Kompleksin e Emergjencës në lagjen Al-Muaisem në Mekë, për të marrë informata për familjarët e vet të zhdukur.

Një listë që po qarkullon online sugjeroi se së paku 550 njerëz vdiqën gjatë haxhillëkut pesëditor. Një mjek, i cili foli në kushte anonime për Associated Press, tha se emrat në listë duket të jenë të saktë.

Ky mjek dhe një zyrtar tjetër, i cili foli në kushte anonime gjithashtu, thanë se besojnë se të paktën 600 trupa ndodhën në ndërtesën e emergjencës. Në listë nuk tregohet shkaktari i vdekjes.

Çdo vit, qindra mijëra pelegrinë nga vende me të hyra të ulëta shkojnë për haxhillëk, “shumica prej të cilëve kanë pasur pak, ose aspak kujdes shëndetësor para haxhillëkut”, sipas një artikulli të publikuar në prill në Ditarin saudit për Shëndetin Publik dhe Infeksionin.

Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen në mesin e turmave të mbledhura, shumica e të cilëve kanë kursyer para tërë jetën e tyre për të shkuar për haxhillëk, dhe ata mund të jenë të moshuar me sëmundje paraprake, sipas revistës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →