Qindra të vdekur nga kolera ndërsa lufta vazhdon të shkatërrojë Sudanin

qindra te vdekur nga kolera ndersa lufta vazhdon te shkaterroje sudanin
qindra te vdekur nga kolera ndersa lufta vazhdon te shkaterroje sudanin

Më shumë se 430 njerëz kanë vdekur nga kolera muajin e kaluar, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Sudanit, ndërsa lufta vazhdon të shkatërrojë vendin.

Bëhet e ditur se numri i infeksioneve është rritur në rreth 14,000.

Ministria ka deklaruar se po bën gjithçka që mundet për të “luftuar kolerën në shtetet e prekura”.

Marrja e trajtimit në zonat e prekura është jashtëzakonisht e komplikuar nga konflikti i cili ka vrarë deri në 150,000 njerëz që nga fillimi i vitit të kaluar, sipas të dërguarit special të SHBA-së për Sudanin, Tom Perriello.

Siç raportohet, Sudani është përfshirë në një luftë që kur ushtria dhe një grup i fuqishëm paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), filluan një luftë të egër për pushtet në prill të vitit 2023, duke çuar në atë që OKB-ja e ka quajtur një nga krizat më të këqija humanitare në botë, shkruan BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →