Qytetarët e Kosovës të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit. Presidenca institucioni më i vlerësuar, pëlqyeshmëria më e lartë në histori

qytetaret e kosoves te kenaqur me punen e vjosa osmanit presidenca institucioni me i vleresuar pelqyeshmeria me e larte ne histori

Institucioni i Presidencës në Kosovë është vlerësuar si institucioni me të cilin qytetarët në Kosovë janë më së shumti të kënaqur sipas një raporti të UNDP.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, është shprehur se pëlqyeshmëria me punën e presidentes është më e larta në historinë e këtij institucioni.

  • foto galeri

“Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69 %. Kjo përqindje është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës”.

“Lidership, vizion, përkushtim, gardiane e interesit qytetar e shtetëror dhe e aleancave, përfaqësuese e denjë shtetërore”, u shpreh Kupina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →