“Qytetarët u nxorën prej leckash nga banesat e tyre”- Belind Këlliçi denoncon në SPAK: Mazniku ka firmosur shembjen e 13 pallateve në Tiranë në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”

qytetaret u nxoren prej leckash nga banesat e tyre belind kellici denoncon ne spak mazniku ka firmosur shembjen e 13 pallateve ne tirane ne marreveshje me kompanine 5d kon



































Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka denoncuar sot në SPAK Arbajn Maznikun, për të cilin deklaroi se me firmën e tij ka shembur në Tiranë 13 pallate në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.

kellici spak

Sipas Këlliçit, aktmarrëveshja e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”, është bërë në dhjetor të vitit 2021.

Ai theksoi se shembja e këtyre 13 pallateve në zona të ndryshme të Tiranës, është bërë me justifikimin e dëmtimit të tyre nga tërmeti i 2019.

“Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre”, deklaroi ai.

Këlliçi: Unë sot kam ardhur para dyerve të selisë së organizatës partnere të Edi Ramës, që dot kanë marrë porosi nga kolegu i tyre Erion Veliaj, për të thirrur dhe pyetur Arbjan Maznikun në SPAK. Sipas gjykatave, prokurori nuk e gjente dot se kush ishte titullari i autoritetit kontraktor që kishte firmosur tenderat e “5D”. Kam ardhur këtu për t’u ardhur sërish në ndihmë kolegëve të Erion Veliajt.

Është një aktmarrëveshje e firmosur mes Bashkisë Tiranës dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”. Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre.

Kjo marrëveshje i ka hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga “5D”, kompania personale e Veliajt dhe Maznikut. Aktmarrveshja është firmosur në dhjetor të 2021. Mazniku ka shembur konkretisht 13 pallate. Kam ardhur t’jua lë aktmarrëveshjen në SPAK.

belind kellici arbjan mazniku spak (1) belind kellici arbjan mazniku spak (2)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →