Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte, ndërron jetë në spital punonjësi i shërbimit privat të sigurisë

ra ne kontakt me rrymen elektrike teksa punonte nderron jete ne spital punonjesi i sherbimit privat te sigurise








































Një punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Policia bën me dije se 56-vjeçari me iniciale H.D., ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 56-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike disa metra larg vendit ku kryente shërbimin. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →