Një 54-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi ka rënë nga shtylla e tensionit teksa punonte.
Mësohet se elektricisti me iniciale G.K., po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët në fshatin Trun, Fushë Arrëz.
Sipas policisë, ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime, e më pas është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.
Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.
54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co