“Radhë në Kuvend për takime speciale me Beqajn, mua s’më lënë të fus çantën”- Vokshi i drejtohet mazhorancës: Shumica prej jush e shihnit veten në vend të tij me pranga në duar

radhe ne kuvend per takime speciale me beqajn mua sme lene te fus canten vokshi i drejtohet mazhorances shumica prej jush e shihnit veten ne vend te tij me pranga ne duar scaled
radhe ne kuvend per takime speciale me beqajn mua sme lene te fus canten vokshi i drejtohet mazhorances shumica prej jush e shihnit veten ne vend te tij me pranga ne duar








































Deputetja demokrate, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, është ndalur te Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shnëdetësi, duke thënë se shumica e deputetëve të mazhorancës e shohin veten te ish-ministri me pranga në duar.

Vokshi:Se kuptoj pse jeni të axhituar të gjithë ju të mazhorancës. Shqetësoheni pse it jemi hajdutit, hajdut?! Atij që edhe SPAK i ka thënë hajdut, atij që SPAK dhe GJKKO i ka thënë se ka vjedhur duke kryer një aktivitet kriminal dhe ju shqetësoheni. Nuk flasim për hajdutin, se të gjithë e njohim. Po flasim për kryehajdutin, që kemi kërkuar të vijë në komision.

Për atë që do të ndodhte mbrëmë, i dinim skenarët e PS. 48 orë e mbajti Edi Rama, Ilir Beqajn. Është i pashpirt Ilir Beqaj kur do të mbrojë veten e vetë. E solli aty me një poëer point 240 slide dhe i tha rri aty se nuk do flasësh. E kishin bërë skenarin. Këtë të fundit fare nuk e di e kishin përgatitur apo e lëshuan nervat dy metroshin. Shumica nga ju shihnit veten tuaj me pranga në duar te Beqaj se e dini sa ka vjedhur.

Flisni për kushte çnjerëzore! Po mua s’më lënë të fus çantën këtu garda, ai hyri në Kuvend me hunj, me drunj, me kuti të zeza që s’ia kontrollonte kush. Pale radha për ta takuar për takime speciale për Beqajn që kishte ardhur aty në parlament.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →