Në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24, gazetarja Menada Zaimi komentoi sulmin e fundit të Iranit, i cili dërgoi rreth 200 raketa drejt Izraelit.
Ajo tregoi se autoritetet izraelite kanë konfirmuar se raketat janë ndalur nga sistemi i mbrojtjes izraelit, pa shkaktuar viktima apo shkatërrime.
Zaimi përmendi deklaratat e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i cili theksoi se Izraeli dhe aleatët e tij në rajon kanë arritur të neutralizojnë sulmin iranian. Në Uashington, reagime të tjera erdhën edhe nga Jake Sullivan, këshilltari për Sigurinë Kombëtare, i cili ripërsëriti mbështetjen e fortë të SHBA-së ndaj Izraelit.
Ajo gjithashtu theksoi se SHBA kishte paralajmëruar një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet izraelite për mbrojtje. Një përgjigje nga SHBA ndaj Teheranit për këto sulme ishte gjithashtu e mundshme.
Misioni iranian në OKB e quajti sulmin një përgjigje legjitime dhe racionale, duke paralajmëruar se nëse Izraeli do të reagonte, Iranin do të kishte një përgjigje të ashpër.
Së fundmi, Zaimi përmendi edhe akuzat e ish-Presidentit Donald Trump, i cili kritikoi administratën Biden dhe Harris për inekzistencë, duke thënë se ata nuk po bënin asgjë në një moment kaq të tensionuar global.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co