Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Open” në News 24, se kryeministri Edi Rama bashkëqeveris me non grata ndërsa i përgjigjet analistit, Arion Sula mbi paralajmërimin amerikan për të mos bashkëpunuar me ata të atashuar pranë Sali Berishës.
Bardhi: Unë nuk ngatërroj vizitën time në SHBA me vendimmarrjet e mia politike, të cilat prej kohësh i kam paralajmëruar për bashkimin e Partisë Demokratike. Të hënën kur jam kthyer nga kolegët se kishte një protestë para Kuvendit të Shqipërisë i jam bashkuar. Kur ka pasur protesta kam dalë.
Nëse po më thua për vajtjen në seli, nuk kam asnjë kompleks. Të hënën vendosëm të bashkojmë Partinë Demokratike. Unë besoj që interesi i Shqipërisë është që opozita të jetë e bashkuara dhe e fortë, një front me diversitete për të përballuar autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama. Kam kërkuar bashkimin e PD që përpara zgjedhjeve lokale.
Aso kohe nuk u dëgjova. Pat diskutime të gjata për një mori opsionesh dhe zgjodhëm të ecëm për atë që pamë të hënën. Kjo nuk ndryshon asgjë në atë që unë mendoj për SHBA. Partneriteti me SHBA është kyç për opozitën por edhe për Shqipërinë. Nëse më pyet çfarë biseduat, të them se përveç asaj që është bërë publike, nuk e kam ndërmend të merrem me thashetheme. Unë e kam thënë 1 muaj përpara vizitës se po punoj për bashkimin e Partisë Demokratike si e vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën.
Nuk ka asnjë arsye që një pjesë e kolegëve brenda atij grupimi të mos jenë krah në betejën kundër Edi Ramës. Me kolegët kam folur dhe vazhdoj të flas. Unë nuk di që përçarja të të çojë në fitore. Nuk kam kontakt me zt.Basha dhe nuk e di se çfarë mendon.
-Amerikanët e kanë bërë të qartë se kush atashohet pranë Berishës nuk do të kenë kontakte?
Bardhi: Ashtu nuk duhet të kishin takuar Edi Ramën. Edi Rama bashkëqeveris me non grata. Ata nuk kanë kontakte me ata që i shpallin non grata, por për sa kohë një shumicë dërrmuese e anëtarëve mbështesin z.Berisha unë dhe të tjerët do të duhet të respektojmë vendimin e anëtarëve të partisë. Tre deputetë dhe një kryetar partie bashkëqeverisin me Edi Ramën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co