Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me banorët e Himarës teksa shpërndau 437 tituj pronësie.
Kreu i qeverisë iu drejtua himariotëve duke thënë se Prefektura do të jetë dera e tyre për çdo problem që do të kenë me pronat, teksa shtoi “nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen”.
Ndërsa ironizoi duke thënë se “mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen”.
Edi Rama: 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefektuara dhe prefekti është dera për çdo problem që keni, prefekti ka detyrën për ta zgjidhur këtë çështje.
Nuk keni punë fare ju, vajtët tek Kadastra keni një problem, Vangjeli. Vajtët atje, ju thanë ashtu, Vangjeli. Thashë Vangjel Tavo, nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen, shko atje.
Do sherr atje, mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen. Të japim certifikatat se me këto muhabete nuk mbarojmë kurrë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co