Rama bisedë telefonike me Erdogan, diskutime për marrëdhëniet mes vendeve, presidenti turk lajmëron rritje të bashkëpunimit

rama bisede telefonike me erdogan diskutime per marredheniet mes vendeve presidenti turk lajmeron rritje te bashkepunimit
rama bisede telefonike me erdogan diskutime per marredheniet mes vendeve presidenti turk lajmeron rritje te bashkepunimit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbrëmjen e sotme teksa raportohet se të dy kanë diskutuar për një sërë temash.

Mësohet se gjatë telefonatës u trajtuan jo vetëm marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, por edhe çështjet rajonale dhe globale.

Sipas asaj që njoftohet nga Zyra e Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Erdogan ka vënë në dukje se kontaktet tregtare, ekonomike dhe ushtarake dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohen më tej me hapa të rinj që do të ndërmerren.

Erdogan është ndalur edhe te rëndësia e përpjekjeve të organizatës FETO për të fituar terren në Shqipëri.

Ai ka shprehur besimin e tij gjatë telefonatës me Ramën se do të vazhdojnë përpjekjet që organizata e FETO-s brenda institucioneve arsimore, mjekësore dhe fetare në Shqipëri të përfundojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →