“Rama fitoi më shumë se kushdo nga bojkoti”, Berisha: Kemi zhvilluar dialog për të drejtat e opozitës, komisionet hetimore…

rama fitoi me shume se kushdo nga bojkoti berisha kemi zhvilluar dialog per te drejtat e opozites komisionet hetimore
rama fitoi me shume se kushdo nga bojkoti berisha kemi zhvilluar dialog per te drejtat e opozites komisionet hetimore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot lidhur me negociatat me mazhorancën duke thënë se këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.

Ai tha se Rama nuk ka pranuar të respektojë të drejtat kushtetuese dhe ka fituar më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.

Berisha theksoi se opozita nuk do ta braktisë parlamentin, por do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo, ndërsa shtoi se “nuk ka forcë që të shpëtojë Ramën nga komisionet hetimore”.

“Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.
Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.
Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.
Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.
Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.
Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.
Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.
Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.
Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →