Shqiperia

“Rama i humburi i madh i zgjedhjeve më 2025”, Baçi: Kjo qeveri është zhytur në korrupsion, kryeministri ka ditët e numëruara

rama i humburi i madh i zgjedhjeve me 2025 baci kjo qeveri eshte zhytur ne korrupsion kryeministri ka ditet e numeruara
rama i humburi i madh i zgjedhjeve me 2025 baci kjo qeveri eshte zhytur ne korrupsion kryeministri ka ditet e numeruara

Deputeti i PD Luan Baçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 deklaroi se Edi Rama është i humburi i madh i zgjedhjeve më 2025.

Baçi theksoi se qeveria e Ramës është e zhytur në korrupsion dhe se kryeministri ka ditët e numëruara.

Luan Baçi: Edi Rama është i humburi i madh i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Janë të dukshme aktet korruptive të kësaj qeverie. Të kesh 700-800 mijë shqiptarë që kanë ikur në mënyrë masive, që të kesh pagat më të ulëta në rajon, të kesh bujqësinë në pikë të hallit, sepse subvencionet vidhen, mëkeq se kaq nuk mund të shkojë vendi. Një mazhorancë e tillë nuk mund të jetë asesi fituese e zgjedhjeve.

Por Rama e mbështet fushatën e tij tek frika që ngjall tek qytetarët. Rama do të përballet me një opozitë të fortë më 2025. Rama ka ditët e numëruara. Demokratët do të shohin se çfarë do të ndodhë, kur Sali Berisha të dalë nga arresti shtëpiak.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts