Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me batuta opozitën, për të cilën thotë se nuk ke ku ta gjesh për të bërë debat.
Në përfundim të fjalës së tij, Rama tha se do të dëgjojë edhe pensionistët, duke iu kërkuar që të mos shajnë.
“Vetëm te Fevziu shahet”, i tha një pensionist, ndërsa Kryeministri u shpreh se “Fevziu është i vetmi që mund të bësh debat”.
“Fevziu të na rrojë sa malet se e kemi të vetmin që mund të bësh debat. Ai është opozita, të tjerët për debat s’ke ku i gjen. Ku ti gjesh? Është e vetmja opozitë me të cilën mund të bësh debat. Po mos jetë Fevziu ku ta gjesh opozitën që të bësh debat. Duhet të shkosh o në ndonjë udhëkryq, në rrugë të presësh natën që të gjesh ndonjë që të bësh debat. O duhet të kapesh pas ndonjë tubi të ujërave të bardha të ngjitesh në kat të tetë për të bërë debat”, tha Rama nga Korça.