Rama largoi Niko Peleshin, kush është Pirro Vengu, nga Drejtor i Portit Durrës bëhet ministër i Mbrojtjes

rama largoi niko peleshin kush eshte pirro vengu nga drejtor i portit durres behet minister i mbrojtjes





































Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kongresit të PS njoftoi 4 ndryshime në kabinetin qeveritar, mes tyre edhe ministrin e Mbrojtjes, post të cilin e mbante Niko Peleshi.

pirro-vengu
Pirro Vengu

Në krye të dikasterit të Mbrojtjes Rama propozon Pirro Vengun, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit Durrës.

Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vëngu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit.

Po ashtu kreu i qeverisë ka hequr nga ministri i Brendshëm, Taulant Ballën duke i dhënë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post te cilin e mbante Elisa Spiropali. Kjo e fundit u propozua per kryetare  parlamentit.

Ndërkohë për ministër të Brendshëm, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën.

Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt.

Pas dorëheqjes të papritur të Lindita Nikollës, Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit si drejtuese e Parlamentit, ndërsa Bledi Çuçi që drejtonte grupin Parlamentar do te jete nenkryetari i Kuvendit, duke zevendesuar Ermonela Felaj.

NDRYSHIMET 

– Niko Peleshi- Drejtim i Grupit Parlamentar PS
– Taulant Balla – Minister Shteti per Marredhenie me Parlamentin
– Minister i Brendshem – Ervin Hoxha
– Minister i Financave – Petrit Malaj
– Minister i Mbrojtes – Pirro Vengu

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co