Rama mbledh sot në orën 10:00 qeverinë në Dajt, çfarë pritet të diskutohet

rama mbledh sot ne oren 1000 qeverine ne dajt cfare pritet te diskutohet
rama mbledh sot ne oren 1000 qeverine ne dajt cfare pritet te diskutohet

Sot, e diel 1 shtator 2024, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas një pauze të pushimeve verore.

Në fokus të takimit pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Maxhoranca e konsideron këtë mbledhje një hap të rëndësishëm për të paraqitur strategjitë dhe prioritetet në vijim. Mbledhja që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.

Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje pritet që të bëhet edhe plani për vitin zgjedhor.

Ndërsa, më datë 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe. Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →