Rama me kritika të forta për të tijtë në Asamblenë e PS, zbardhen kërkesat për disa drejtues, i pakënaqur me Dibrën, Vlorën e Gjirokastrën

rama me kritika te forta per te tijte ne asamblene e ps zbardhen kerkesat per disa drejtues i pakenaqur me dibren vloren e gjirokastren
rama me kritika te forta per te tijte ne asamblene e ps zbardhen kerkesat per disa drejtues i pakenaqur me dibren vloren e gjirokastren

Më dyer të mbyllura, kryeministri Rama ka mbledhur këtë të mërkurë Asamblenë e PS, e cila pason pas një tjetër mbledhjeje 10 ditë më parë.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se gjatë kësaj mbledhjeje e cila është zhvilluar online, por që kreu i qeverisë ka qenë në selinë rozë, ka deklaruar ndër të tjera se në Vlorë gjendja me anëtarësinë është shqetësuese.

Rama ka thënë se deputetët duhet që të bëjnë një proces real të të dhënave. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka kërkuar që për barazinë gjinore, në Dibër duhet të ndërtohet një skemë.

Gjirokastra për Ramën është qarku më problematik sa i takon anëtarëve joaktive.

“Nuk mungojë njerëzit që duan të anëtarësohen në PS. Duhet të hapen dyert”, mësohet të ketë thënë kryeministri.

Ai ka shtuar po ashtu se aktiviteti dixhital është pjesë e punës dhe se duhet të dominojnë mjedisin publik politik në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →