Shqiperia

Rama nesër mbledh qeverinë në Dajt, kuvendi nis punën të hënën. Agjendë e ngarkuar me çështje të hapura e debate të rëndësishme

rama neser mbledh qeverine ne dajt kuvendi nis punen te henen agjende e ngarkuar me ceshtje te hapura e debate te rendesishme
rama neser mbledh qeverine ne dajt kuvendi nis punen te henen agjende e ngarkuar me ceshtje te hapura e debate te rendesishme

TIRANE

Socialistët fillojnë punën këtë të diel pas pushimeve me mbledhjen e qeverisë që kryeministri Rama do të zhvillojë në Dajt, ndërsa Parlamenti fillon sesionin e ri të hënën më 2 shtator. Deputetët do nisin një sesion të ri jo pak të ngarkuar pasi shumë çështje presin zgjidhje apo kërkojnë konsensus politik.

Çështja e Avokatit të Popullit ka mbetur “pezull” për shkak të mungesës së votave dhe konsensusit mes palëve, duke lënë në detyrë Erinda Ballancën, të cilës mandati i ka përfunduar në maj të 2022-shit.

[embedded content]

Çështja Xhaçka është një tjetër me rëndësi që ka angazhuar palët kohët e fundit dhe në sesionin e ri do t’i nënshtrohet sërish votës së deputetëve, të cilët duhet të vendosin nëse do ta çojnë apo jo për shqyrtim mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe diskutimet për Reformën Zgjedhore që nisën në 2022-shin me komisionin e posaçëm e që përfunduan me konsensusin politik të palëve vetëm për listat dhe votën e diasporës, pritet të rikthehen sërish këtë sesion.

Ndërkaq zgjedhjet e 2025-s pritet të rrisin tensionin politik këtë sesion plenar, me socialistët që kërkojnë mandatin e katërt qeverisës me disa ndryshime në kabinet dhe me një parti të rienergjizuar siç e kanë cilësuar vetë ata dhe opozitën e cila kërkon rotacion me zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky sesion i ri do të jetë ndryshe edhe për nga drejtimi, të cilin do ta marrë në dorë Elisa Spiropali. Në pozicionin e ri, Spiropali ka marrë përsipër të drejtojë me paanshmëri seancat plenare si Kryetare e Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts