Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos.
Rama shkruan se do të rijetëzohen godinat e vjetra ushtarake dhe kalaja e Ali Pashës.
Gjithashtu shprehet se do të krijohet një muze i Luftës së Ftohtë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur🫶”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co