Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan në Abu Dhabi.
Rama deklaroi se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.
“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co