“Rama u bllokoi statusin me një ligj që s’u përgatit kurrë”, Tritan Shehu për minatorët: Nuk kanë pension, kujdes shëndetësor apo trajtim social

rama u bllokoi statusin me nje ligj qe su pergatit kurre tritan shehu per minatoret nuk kane pension kujdes shendetesor apo trajtim social
rama u bllokoi statusin me nje ligj qe su pergatit kurre tritan shehu per minatoret nuk kane pension kujdes shendetesor apo trajtim social

Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka braktisur minatorët dhe bllokoi statusin e tyre me një ligj që nuk u përgatit kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se kjo qeveri vetëm përvetëson atë që u takon qytetarëve, pa u dhënë asgjë në këmbim, duke u fshehur kështu pas gënjeshtrave.

Postimi i plotë:
Rama braktisi Minatoret- bllokoi Statusin e tyre!
Duke “premtuar” nje Ligj Universal, qe nuk u pregatit kurre!
Genjeshter tipike per Rilindjen!
Sot ne Diten Nderkombetare te Minatoreve kjo e vertete e hidhur del “lakuriq” para publikut!
Ish minatoret e minatoret jane ne mizerjen e tyre.
Kudo kjo, duke filluar nga Memaliaj, Luftinja…
Pa pensionet qe i meritojne.
Pa kujdes shendetesor te vecante e qofte te pergjithshem.
Pa trajtim social sic e meritojne dhe u takon!
Sepse Rama e kjo qeveri vazhdojne t’i mashtrojne!
Dhe ata jane ne “pritje” te atij Ligji Universal..
Qe nga kjo Qeveri nuk do te vije kurre!
Sepse kjo Qeveri vetem perveteson ate qe u takon qytetareve, pa u dhene asgje.
Duke u fshehur mbas genjeshtrave!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →