Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar nën “Open” në News 24, komentoi edhe deklaratat e pak ditëve më parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Unë e kam kuptuar që nuk lidhet me kontekstin e zhvillimeve brenda, por me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkesat e tyre apo bashkëpunimit që z.Rama ka pasur me SHBA. Nëse i është kërkuar të strehojë afganë, ai e ka pranuar dhe raste të tilla të ngjashme.
Sa i takon zhvillimeve të brendshme, nuk pashë ndonjë mesazh konkret nga sekretari Blinken. Ai i vendos notat në raport me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Notën do të duhet t’ia vendosë Ramës qytetarët shqiptarë. Kjo është përgjigja ime plotësisht e sinqertë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co