Raporti i DASH për median: Kritika e hapur ndaj qeverisë kishte pasoja negative. Grupet kriminale u përpoqën të…

raporti i dash per median kritika e hapur ndaj qeverise kishte pasoja negative grupet kriminale u perpoqen te
raporti i dash per median kritika e hapur ndaj qeverise kishte pasoja negative grupet kriminale u perpoqen te

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit shpreh shqetësimin për gjendjen e medias duke vënë në dukje se “organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

“Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmëria e raportimit. Megjithëse qytetarët ishin të lirë të kritikonin qeverinë hapur, përfshirë në mediat tradicionale dhe ato sociale, DASH vë në dukje shqetësimet se “kritika e hapur ndaj qeverisë mund të kishte pasoja negative”.

“Instituti Shqiptar i Studimeve Politike raportoi se individët që kritikuan publikisht qeverinë dhe politikanët kryesorë u përballën me fushata shpifëse nga mbështetësit e qeverisë dhe udhëheqësit politikë”, thotë raporti.

Po sipas raportit, politikanët përdorën mediat e njohura për të përhapur lajme të rreme në lidhje me rivalët dhe kritikët e tyre dhe se interesa politike dhe të biznesit, u bënë presion gazetarëve. Organizata të ndryshme sipas raportit, kanë pohuar se në dy vitet e fundit n”dryshimet e pronësisë tek televizionet rezultuan në mbulim më të favorshëm të qeverisë”.

Një shembull tjetër është televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifikuara.

“toksik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →