Shqiperia

Raporti i INSTAT për rritjen ekonomike, Tabaku: Modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptarët, as me 10 mln turistë

raporti i instat per rritjen ekonomike tabaku modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptaret as me 10 mln turiste
raporti i instat per rritjen ekonomike tabaku modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptaret as me 10 mln turiste

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një postim në Facebook ka analizuar raportin e INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike të vendit që ishte në 3.38% duke qenë shumë më poshtë se sa pritshmëritë e FMN dhe qeverisë për vitin 2023

Sipas deputetes demokrate, ndonëse Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë sërish shqiptarët nuk janë më të pasur në 2023.

Ajo u shpreh se të dhënat e INSTAT tregojnë që sektori i bujqësisë është me rënie për të tretin vit radhazi dhe se sektori i Industrisë është gjithashtu me rënie ndërsa i vetmi sektor në rritje është ndërtimi.

Tabaku theksoi se arsyeja përse shqiptarët nuk kanë sot më shumë të ardhura në xhepin e tyre është si pasojë e një sistemi të kalbur të korrupsionit, favoreve ligjore dhe ato fiskale që taksojnë 95% të shqiptarëve me barrën më të madhe mbi shtresën e mesme dhe u japin favore një pakice.

Reagimi i plotë:

“Shqipëria e 2023 ishte ajo e 10 milionë turistëve. A u reflektua ky numër turistësh në ekonomi? Në bizneset e shqiptarëve dhe xhepin e qytetarëve? Përgjigja sigurisht që është jo! Të dhënat e INSTAT të publikuara pak ditë më parë tregojnë që sektori i bujqësisë është me 3% rënie dhe është pothuajse i 3 vit radhazi. Sektori industrisë është me rënie dhe i vetmi sektor me rritje është ndërtimi pothuajse 10%.

Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim. Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të ytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë femreët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim edhe në rastin kur Shqipëria ka një numër të lartë turistësh si 10 milionë. Këtë duhet të ndryshojmë! Këtë model që favorizon pakicën e që dëmton shumicën.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts