Emigrimi, post-modernizimi e kërkesat e një jetese me cilësi më të mirë, janë disa nga shkaqet e tkurrjes së popullsisë.
Deri në vitin 2050, Maqedonia do të ketë mbi 300 mijë banorë më pak. Kështu tregojnë të dhënat e raportit të OKB-së. Shqetësuese mbetet edhe largimi i kuadrit profesional siç janë mjekët, inxhinierët dhe akademikët e rinj. Sipas profesorit Bunjamin Bela kjo kategori e qytetarëve largohen për shkak të mos vlerësimit të parimit të meritkoracisë dhe mos besimit në Institucionet shtetërore.
“Shohim se në zhvillimin ekonomik një ndër shkaqet e moszhvillimit është mungesa e fuqisë punëtore, posaçërisht në drejtimet deficitare qoftë ato mjek, inxhinier, mekanik, zanatçinjë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Këto nga ana tjetër krijojnë një disbalans në mes të çmimit të shërbimit që i ofrojnë dhe mungesa e tyre ditë e më tepër shihet. Prandaj, institucionet arsimore, institucionet e politikës sociale në kombinim të bashkërendojnë aktivitetet të kenë një mision ku në qendër ta kenë qytetarin, ta kenë individin, sepse të rinjtë nuk motivohen vetëm përmes premtimeve”, tha Bunjamin Bela, ekonomist.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co