Kuvendi po debaton lidhur me raportin e paraqitur nga Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Mes debateve, kryesisht me deputetë të opozitës, mnistri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kërkuar drejtueses së seancës, Ermonela Fela,j që të respektojë nenin 103 të rregullores së Kuvendit, e cila përcakton vijimit e debatit të sotëm, ku po raportojnë institucionet e pavarura. Ai shtoi se seanca është e disbalancuar, pasi mazhoraca ka shkuar për të bërë diskutime dhe jo vetëm pyetje.
[embedded content]
“Neni 103 i rregullores së Kuvendit e ka përcaktuar vijimin e këtij debati. Që nga nisja e seancës e deri më tani nga ana juaj ka një anashkalim të këtij neni. Zonja drejtuese e seancës ne jemi mbledhur këtu dhe mezi po presim të hyjmë në debat mbi raportin e këtyre institucioneve.
Është qesharake ajo që po ndodh, kur pjesa më e madhe e pyetjeve nuk kanë të bëjnë fare për atë që jemi mbledhur. Zonja drejtuese e seancës do t’ju kërkoja që t’i referohemi saktësisht nenit.
Ka mundësi të ketë një pyetje për raportin? Dhe e dyta, nuk mund të jetë kështu e disbalancuar kjo seancë, ju bëni pyetje, ndërkohë që ne kemi ardhur për të bërë diskutime.
Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu, zotëria atje në fund”, tha Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka reaguar dhe ka kërkuar që kjo të jetë hera e parë dhe fundit ku anëtarëve të kabinetit të qeverisë përpiqen t’i diktohen seancës.
“Nëse ka njeri konflikt interesi është zotëria që sapo foli. Është një pyetje që ne i bëmë Dumanit, që si duket si ka pëlqyer.
Nuk ka ndodhur kurrë që anëtarë të kabinetit qeveritar, të vendosin se cfarë duhet të flasim.
Hera e parë dhe fundit që anëtarë të kabinetit qeveritar, përpiqen ti diktohen seancës se si ky parlament do duhet te bëjnë debatin mbi raporton e institucioneve të pavarura.
E morët fjalën sapo kolegu Leskaj ju përmendi për kallëzim të rreme. Nuk e kuptove se pse nuk dhatë përgjigje”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co