Rasti i parë me linë e majmunëve në Suedi, kompania farmaceutike Nordic: Gati të prodhojmë 10 milionë doza vaksine

rasti i pare me line e majmuneve ne suedi kompania farmaceutike nordic gati te prodhojme 10 milione doza vaksine
rasti i pare me line e majmuneve ne suedi kompania farmaceutike nordic gati te prodhojme 10 milione doza vaksine

Frika më e madhe për përhapjen e mundshme të lisë së majmunëve nga vendet afrikane ku filloi, në pjesën tjetër të botës u konfirmua nga njoftimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rastin e parë në një vend evropian, konkretisht në Suedi.

“Konfirmohet nëntipi Clade 1 mpox në Suedi. Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim” -tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rasti i parë në Evropë është një person që “u infektua gjatë qëndrimit të tij në një zonë të Afrikës ku ka pasur një shpërthim të konsiderueshëm të mpox të nëntipit Clade 1”, siç tha kreu i përkohshëm i Autoritetit të Shëndetit Publik Suedez, Olivia Wigtsel. Brenda pak orëve nga alarmi më i lartë i OBSH-së për linë e majmunëve, kompania farmaceutike bavareze Nordic ka njoftuar se është gati të prodhojë 10 milionë doza të një vaksine kundër virusit deri në fund të vitit 2025.

“Ne kemi aftësinë për të prodhuar 2 milionë doza në vitin 2024 dhe gjithsej 10 milionë doza deri në fund të vitit 2025”, tha për AFP nënkryetari i kompanisë. Në të njëjtin postim thuhet se “Vaksina Jynneos rekomandohet për personat e moshës 18 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të infeksionit mpox dhe i përkasin kategorive disa kategorive që janë më të predispozuara”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →