Reagime dhe shpresë në Teheran pas fitores së kandidatit të moderuar për president

reagime dhe shprese ne teheran pas fitores se kandidatit te moderuar per president
reagime dhe shprese ne teheran pas fitores se kandidatit te moderuar per president

Zgjedhjet presidenciale në Iran përfunduan me fitoren e kandidatit të moderuar, ish-kirurgut dhe ligjvënësit Masoud Pezeshkian. Banorët në rrugët e kryeqytetit Teheran shprehin optimizëm pas premtimeve për një zbutje të trysnisë ekonomike dhe të ligjeve të ashpra, si dhe për një perspektivë të re në komunikimin me Perëndimin.

Banorët në kryeqytetin iranian Teheran shprehën reagimet e tyre të shtunën pasi kandidati reformist Masoud Pezeshkian fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Zoti Pezeshkian fitoi përballë kandidatit të linjës së ashpër Saeed Jalili, duke premtuar se do të përmirësojë komunikimin me Perëndimin dhe do të lehtësojë zbatimin në vend të ligjeve për mbajtjen e detyruar nga gratë të shamisë së kokës, ndërsa Irani ka përjetuar tashmë vite të tëra sanksionesh ndërkombëtare dhe protestash në vend.

“Masoud Pezeshkiani duhet ta lehtësojë trysninë ndaj njerëzve. Të paktën trysninë ekonomike që përjetojmë, nuk e kam fjalën për politikën… Të gjithë janë sot disi më të gëzuar. Sapo njerëzit dëgjuan se fitoi Pezeshkiani, iu shfaq një buzëqeshje e vogël”, thotë Mohammad Sharifnejad, shofer taksie.

Të tjerë sugjerojnë hapat që mund të ndërmarrë zoti Pezeshkian që të përmirësohet cilësia e jetesës në Iran.

‘’Për të hequr sanksionet, Masoud Pezeshkiani duhet të arrijë njëherë në një marrëveshje me fuqitë botërore dhe të shikojë se cilat janë kërkesat e tyre dhe tonat. Duhet bërë në një mënyrë që vendi të mos dobësohet. Bisedimet duhet të mundësojnë që të mos ketë sanksione, ndërsa vendi vazhdon të jetë i fortë”, thotë Mahmoud Mohammadi, banor në Teheran.

Zoti Pezeshkian nuk premtoi gjatë fushatës elektorale ndryshime radikale për sistemin teokratik shiit të Iranit dhe e konsideron si arbitër përfundimtar udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei për të gjitha çështjet shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →