Reagime globale për ngritjen e flamurit të kuq të hakmarrjes në Iran, pas vrasjes së dëshmorit Haniyeh

reagime globale per ngritjen e flamurit te kuq te hakmarrjes ne iran pas vrasjes se deshmorit haniyeh
reagime globale per ngritjen e flamurit te kuq te hakmarrjes ne iran pas vrasjes se deshmorit haniyeh

Ngritja e flamurit të kuq të hakmarrjes në Iran solli shumë reagime në nivel botëror. Sipas Pars Today, media amerikane Washington Examiner në lidhje me këtë ka shkruar: “Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes dhe premtoi se do të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit. Kjo media amerikane theksoi se ky flamur ngrihet rrallë dhe një nga rastet e tij ishte pas vrasjes së Kasem Sulejmanit. Gazeta franceze Le Monde, e cila është një nga gazetat më të rëndësishme në Evropë dhe një nga gazetat më prestigjioze në Francë, gjithashtu shkruan:  “Të mërkurën, një flamur i kuq u ngrit mbi xhaminë Jamkaran, e cila është një vend i shenjtë për shiitët.  Ky veprim është një simbol i “hakmarrjes së madhe” pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit të Hamasit në Teheran, për të cilën akuzohet Izraeli. Ky flamur u ngrit edhe në vitin 2020 pas martirizimit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani. New Arab Media, e cila e ka selinë në Londër, në shpjegimin e kësaj ngjarjeje është shprehur:  “Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes pas vrasjes së Ismail Haniyeh, sepse Ajetullah Khamenei urdhëroi për një sulm ndaj Izraelit. Gazeta egjiptiane Egypt Independent gjithashtu për këtë në artikullin e saj shkroi: “Cilat janë pasojat e ngritjes së flamurit të kuq të Iranit pas vrasjes së Haniyeh?” Kjo gazetë vazhdon: “Irani ka ngritur flamurin e kuq si një paralajmërim për një betejë të ashpër përpara. Në shkollën shiite, flamuri i kuq është simbol i gjakut të derdhur padrejtësisht dhe është thirrje për hakmarrje për gjakun e dëshmorëve. Në traditat e Iranit të lashtë, një flamur i kuq vendosej mbi derën e shtëpisë së personit, gjaku i të cilit ishte derdhur dhe nuk zbriste derisa hakmarrja të kryhej.” Gazeta indiane Kashmir Observer është një tjetër gazetë që përmendi këtë dhe shkruan: “Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes. Një flamur i kuq u valëvit mbi një xhami të madhe në Qom pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi dënimin e ashpër të Izraelit në hakmarrje për vrasjen e Ismail Haniyeh. Hera e fundit që ky flamur u shfaq ishte gjatë sulmit të paprecedentë të Iranit me raketa dhe dron ndaj Izraelit. Vion News, një tjetër media indiane, në lajmin e saj të fundit raportoi: “Irani ngriti flamurin e kuq mbi xhaminë Jamkaran dhe premtoi të hakmerret për gjakun e Haniyeh. Bangladesh Business Standard gjithashtu në një artikull shkroi: “Irani ngriti flamurin e hakmarrjes për të treguar se është gati për luftë. Media angleze, Colorado Politics, gjithashtu tha diçka të ngjashme me këtë dhe shtoi:  “Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes dhe premtoi se do të hakmerret për shkak të vrasjes së liderit të Hamasit. Gjithashtu, ngritja e këtij flamuri tërhoqi vëmendjen e llogarisë sioniste Mossad Commentary në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →