Reagimi i kryebashkiakut për arrestimet në bashki/ “Përdori kodin e mafies”, Bardhi ‘zbërthen’ dy mesazhet e Veliajt

reagimi i kryebashkiakut per arrestimet ne bashki perdori kodin e mafies bardhi zberthen dy mesazhet e veliajt
reagimi i kryebashkiakut per arrestimet ne bashki perdori kodin e mafies bardhi zberthen dy mesazhet e veliajt

Nënkryetari i Rithemelimit në PD, Gazment Bardhi nga Berati sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ‘zbërthehu’ mesazhet e këtij të fundit në deklaratën e dhënë për mediat sot.

Bardhi theksoi se në fjalimin e Veliajt kishte dy mesazhe, një për drejtësinë dhe ai më kryesori, për Ramën.

“E ndjeni ju çdo ditë përndjekjen politike se nuk pranoni që të nënshtroheni. Para se të futeshim në takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e drejtorëve të arrestuar. Ne e kaluam përçarjen.

[embedded content]

Por nga Berati duhet të vijë sinjali për të kaluar përçarjen. Ne u zumë se kush ishte më e mira për PD jo për karrige. Këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut apo se kush do të shkojë më parë në burg. Fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe; një për drejtësinë dhe një për Edi Ramën. Mesazhi për drejtësinë ishte; drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë dhe ju nuk duhet t’i godisni. Por mesazhi kryesore ishte për Ramën; pse duhet të mbajë përgjegjësi unë për drejtorët e mi, si ti që s’ke pse mban përgjegjësi për zëvendësin tënd. Këto kode mafioze ka kjo qeveri që është sjellë si qeveri mafioze.”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →