Reagon Maqedonia për gabimin me flamurin e Kosovës: Nuk është ngatërruar, është ndryshuar

reagon maqedonia per gabimin me flamurin e kosoves nuk eshte ngaterruar eshte ndryshuar
reagon maqedonia per gabimin me flamurin e kosoves nuk eshte ngaterruar eshte ndryshuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me ndërrimin e flamurit të Kosovës me atë të BE-së gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrave të dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse shihet me vëmendje video, aty qartë shihet se bëhet fjalë për ndrrim të flamurit të përhershëm të BE-së në sallën e konferencave, me flamurin e ri të kësaj ngjarje të re për atë ditë, me kryeministrin e Kosovës” thuhet në reagimin e qeverisë.

Më tutje nga qeveria thonë “Flamujt nuk janë ngatërruar por janë ndrruar, duke larguar flamurin e BE-së me flamurin e shtetit që ishim dje nikoqir, e në këtë rast të flamurit të kryeministrit të Kosovës. Vlerësojmë se është keqpërdorur momenti i ndërrimit” thonë nga qeveria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →