Reali duket i papërmjatshëm në këtë sesion merkato. Pasi prezantuan dy ditë më parë, yllin francez Kylian Mbappe, tashmë “Los Blancos” duket se i janë vënë pas një tjetër lojtari mjaft të spikatur sezonet e fundit në Premier League. Madrilenët, prej kohësh kërkojnë një anësor i cili të jetë në gjendje të zëvendësojë Dani Carvajal dhe i preferuari i spanjollëve është Trent Alexander Arnold.
Aktualisht, britaniku ka edhe një vit kontratë me Liverpool, por gjasat për rinovim janë të pakta me negociatat që kanë mbetur në vendnumëro. Ndaj, te Reali synojnë të përfitojnë nga ky moment në “shtëpinë” e Liverpool dhe t’i “rrëmbejnë” një prej lojtarëve më të vlerësuar në radhët e The Reds-ave.
Reali kërkon të shfrytëzojë çdo burim për të mbërritur te Alexander Arnold, madje është duke përdorur në këtë rast si “agjent” Jude Bellingham, pasi ky i fundit ka një miqësi të madhe me mbrojtësin. Dyshja u afrua shumë gjatë periudhës së grumbullimit për Europian, e tashmë Bellingham do të tentojë ta bind Arnold që ta vazhdojnë shoqërinë në Madrid.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co