Real Madrid po tenton rekordin e Barcelonës, që ka qëndruar më shumë ndeshje e pamposhtur në Spanjë. Bëhet fjalë për plot 43 sfida në LaLiga, teksa aktualisht Reali është në kuotën e 39 ndeshjeve pa humbje.
Rrugëtimi i madrilenëve nuk është aspak i lehtë. Kjo pasi 4 sfidat e ardhshme janë derbi me Atletiko Madrid, Vijareal, Selta Vigo dhe në fund Barcelona.
Kujtojmë se Barça e vendosi këtë rekord nën drejtimin e Ernesto Valverdes. Ishin pikërisht viti 2017 dhe 2018, kur katalanasit nuk u mposhtën për një kohë të gjatë në kampionat.
Tashmë Ançeloti beson se dhe të tijët do e arrijnë diçka të tillë. Gjithçka për t’u shijuar në ditët e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL