Bota

Reali fitoi Superkupën e Europës përballë Atalantës, Ançeloti: Jam krenar dhe i privilegjuar!

reali fitoi superkupen e europes perballe atalantes anceloti jam krenar dhe i privilegjuar





































Suksesi kundër Atalantës ka qenë i veçantë dhe për trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ançeloti. Për italianin ky ka qenë trofeu i 14-të me ekipin spanjoll, duke bërë që ai të arrijë legjendën e stolit të “Los Blancos”, Migel Munjoz. Ançeloti ka folur pas ndeshjes, duke komentuar pikërisht këtë mbrëmje historike për të dhe Realin.anceloti“Është një nder dhe një privilegj për mua të jem në krye të stolit të Realit dhe të arrij të tilla shifra. Jam krenar që ky klub më ka bërë të jetoj këto net këtu, duke vuajtur… por edhe duke fituar”, tha fillimisht Ançeloti.

Më pas ai ka analizuar takimin, duke theksuar vështirësitë në pjesën e parë dhe shpërthimin e ekipit në pjesën e dytë.

“Pjesa e parë na kushtoi shumë. Por ata e paguan sforcon e tyre në pjesën e dytë ku ne ishim më mirë. Ata fituan më shumë duele se ne në pjesën e parë. Në të dytën kishim më shumë hapësirë dhe Rodrigo, Mbape dhe Vinicius janë shumë të mirë kur kanë hapësira përpara. Duhet të falënderojmë lojtarët që erdhën një javë më parë dhe që arritën formën shumë të mirë vetëm pak ditë para finales”, shtoi Karleto.

Në fund ai ka folur dhe për Mbape dhe premtimin e francezit për 50 gola.

“Mbape ka cilësinë për të shënuar shumë gola, por ne duhet të gjejmë ekuilibrin në skuadër. Gjithnjë ka vend për përmirësim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts