Bota Sport

Reali në planet tjetër, “Los Blancos” mbyllin vitin me 1 miliard euro të ardhura

reali ne planet tjeter los blancos mbyllin vitin me 1 miliard euro te ardhura



































Reali i Madridit ka mbyllur vitin e fundit financiar me të ardhura operative (para nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve fikse) prej 1,073 miliard euro, që përfaqëson një rritje prej 230 milionë euro (27%) krahasuar me vitin financiar 2022-2023, sipas llogarive të publikuara dje nga Bordi i Drejtorëve.

Perez

Ky është padyshim një lajm i mirë për njësinë ekonomike të kryesuar nga Florentino Perez, duke pasur parasysh se kjo pengesë historike është kapërcyer për herë të parë pa maksimizuar të ardhurat e veta operative nga “Santiago Bernabeu” i ri.

 “Sa i përket stadiumit, megjithëse nuk kanë përfunduar ende veprimet e zhvillimit të biznesit të punës së rimodelimit, ka pasur një disponueshmëri gjithnjë e më të madhe të stadiumit për qëllime shfrytëzimi tregtar gjatë gjithë vitit, duke filluar në pjesën e fundit të vitit, marketingu i produkteve të reja të biznesit, veçanërisht eventet e mëdha dhe një produkt i ri premium i lidhur me vendet e reja VIP, e gjithë kjo është përkthyer në një rritje të dukshme të të ardhurave që rrjedhin nga biznesi i stadiumit. Megjithatë, do të jetë në sezoni 2024-2025 kur stadiumi të jetë në funksion të plotë të të gjitha bizneseve të tij”, thekson klubi në faqen e tij.

Më shumë fitime, më pak para – Reali e mbylli vitin financiar 2023-2024 me një fitim pas taksave prej 16 milionë euro, 32% më i lartë se viti i kaluar (12 milionë euro) dhe një rezultat operativ para amortizimit (EBITDA) prej 156 milionë euro, një vlerë e ngjashme me atë të vitit financiar 2022-23 (158 milionë euro). Pa përfshirë koston e “Bernabeut” të ri, vlera e raportit borxh/kapital neto më 30 qershor 2024 është zero, ndërsa kapitali neto arrin një vlerë prej 574 milionë euro më 30 qershor 2024. Duke përjashtuar gjithashtu koston e stadiumit të ri, bilanci i thesarit është më i ulët se ai i vitit të kaluar: 83 milionë euro nga 128 milionë euro që ishte në qershor 2023.

“Rënia e thesarit ka ndodhur për shkak të pagesës së bërë për amortizimin e kapitalit të kredive të ICO-së (38 milionë euro) dhe pagesës për amortizimin e kapitalit të kredisë së rimodelimit të stadiumit (15 milionë euro)”, thotë klubi.

LEDJO SEFERKOLL-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts