Sport

Reali në shifra, 7 lojtarë vlejnë mbi 100 milionë euro, askush si Los Blancos në Europë

reali ne shifra 7 lojtare vlejne mbi 100 milione euro askush si los blancos ne europe
reali ne shifra 7 lojtare vlejne mbi 100 milione euro askush si los blancos ne europe

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, firmosën me Kylian Mbappe, një nga yjet më premtues, e që padyshim pasuron akoma më shumë organikën e Los Blankos.

Me ardhmjen e Mbappe, numri i lojtarëve të Realit që kushtojnë më shumë se 100 milionë euro shkon në shtatë. Por le t’i shikojmë me radhë.

Mbappe, Vinicius dhe Bellingham vlejnë më shumë se 150 milionë euro secili, ndërsa pjesë e futbollistëve të kushtueshëm përfshihen  Valverde me 120 milionë euro, Rodrigo 110 milionë euro dhe Camavinga e Tchouameni me nga 100 milionë euro.

Sa i takon shifrave, skuadrat e tjera të mëdha qëndrojnë vërtetë larg. City përfaqësohet nga 3 lojtarë super të shtrenjtë, Foden, Rodri dhe Haaland, ndërsa te Arsenali përmenden Saka dhe Rajs.

Diferencë me të vërtetë e madhe ne klubet e tjera, te Reali kanë me se të krenohen. Për sezonin e ri, synimet janë të mëdha, me Ancelottin në krye, Reali synon që të qëndrojë në fron në Champions, ndërsa do tentojë të arrijë sukses edhe në Spanjë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts