Realizoi gol ndaj ish-skuadrës, Taipi: Partizani me objektiva të qarta, besoj te mbijetesa e Kukësit

realizoi gol ndaj ish skuadres taipi partizani me objektiva te qarta besoj te mbijetesa e kukesit
realizoi gol ndaj ish skuadres taipi partizani me objektiva te qarta besoj te mbijetesa e kukesit

Gjelbrim Taipi ishte heroi i Partizanit, me golin e tij në fitoren 1-0 ndaj Kukësit, ekip në të cilin ka kontribuar më parë. Pas takimit të vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, Taipi u shpreh i lumtur.

“Fitorja dhe goli? E dija se do të ishte ndeshje e vështirë dhe ne kemi punuar shumë për të marrë këtë rezultat. I lumtur që i dhashë skuadrës fitoren.

A beson se Kukësi shpëton në Superiore? Pyetje interesante dhe do përgjigje delikate. Ka futbollistë mjaft cilësorë, në këto momente duhet të bëhen të gjithë bashkë. Dua të mbijetojë dhe kjo skuadër i duhet të mbijetojë, pasi kanë luajtur lojtarë të mëdhenj. Gjithsesi duket e vështirë.

Partizani? Kemi lojtarë me kualitet dhe kemi organikë të lartë. Objektivi i vetëm është titulli, jemi në rrugën e duhur dhe jam i bindur se do ia arrijmë.

Skuka –Cara apo Mensa dhe të tjerët? Nuk e kam problem. Por ku luan me Carën dhe Skukën që e ndjekin qendrën unë e kam më të lehtë. Por kur luan me Mba është pak më e lehtë pais bën ai detyrat e mesfushës siç duhet”, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co