Sport

Realizoi tripletë në Kupën e Mbretit, Ferran Torres: Goli i shpejtë e tronditi Valencian, uroj të mbijetojnë në kampionat













































Ferran Torres i kishte shënuar Valencias edhe në fitoren 7-1 të Barcelonës më 26 janari në “Montjuiç” në La Liga.

torres

Por ai nuk i kishte shënuar kurrë ish-ekipit të tij në “Mestalla” aty ku kaloi tri vite të karrierës së tij. E ka bërë mbrëmë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duke i shënuar jo një, por 3 gola në vetëm 30 minuta lojë, duke qenë ai “vrasësi” i Valencias dhe njeriu që vulosi kualifikimin e Barcelonës në gjysmëfinale.

Ferran Torres ka folur pas takimit, duke dhënë mendimin e tij dhe si një tifoz i Valencias, i ka uruar saj qëndrimin në La Liga.

“Ne menduam se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, por patëm fatin të shënonim herët. Kjo ishte ajo që i rrëzoi ata. Uroj atyre të gjithë fatin në botë, shpresoj që të mbijetojnë sepse unë jam një tjetër i Valencias”, the Ferran Torres.

“Është e vështirë të shohësh klubin e jetës tënde të vuajë kështu. Ata po kalojnë një periudhë të keqe. Tifozët duhet të mbështesin lojtarët”, shtoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts