Rebelët e Houthi-t çaktivizojnë kabllot e komunikimit nënujor që lidhin Evropën me Azinë

rebelet e houthi t caktivizojne kabllot e komunikimit nenujor qe lidhin evropen me azine
rebelet e houthi t caktivizojne kabllot e komunikimit nenujor qe lidhin evropen me azine

Katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit janë çaktivizuar muajt e fundit, ndoshta si rezultat i sulmeve nga rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani. Kështu thuhet në një raport të uebsajti izraelit të lajmeve Globes.

Sabotimi i katër kabllove në det midis Jeddah në Arabinë Saudite dhe Xhibuti në Afrikën Lindore, që besohet se i përkasin sistemeve AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN, ndërpreu komunikimet midis Evropës dhe Azisë. Shumica e dëmeve të menjëhershme do të absorbohen nga shtetet e Gjirit dhe India. Kablloja AAE-1 lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit, duke lidhur Kinën me Perëndimin nëpërmjet vendeve të tilla si Pakistani dhe Katari. Sistemi kabllor Europe India Gateëay (EIG) lidh Evropën Jugore me Egjiptin, Arabinë Saudite, Xhibutin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë.

Kablloja Seacom lidh Evropën, Afrikën dhe Indinë dhe lidhet me Afrikën e Jugut. Riparimi i një numri kaq të madh kabllosh nëndetëse mund të zgjasë të paktën 8 javë sipas vlerësimit dhe të përfshijë ekspozimin ndaj rrezikut nga rebelët jemenas. Kompanitë e telekomit do të detyrohen të kërkojnë kompani që do të pranojnë të kryejnë punën e riparimit dhe ka të ngjarë t’u paguajnë atyre një premium rreziku të lartë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →