Rebelët Houthi nuk ndalen: Do të vazhdojmë sulmet ndaj anijeve britanike

rebelet houthi nuk ndalen do te vazhdojme sulmet ndaj anijeve britanike
rebelet houthi nuk ndalen do te vazhdojme sulmet ndaj anijeve britanike

Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të dielën se do të vazhdojnë të shënjestrojnë anijet britanike në Gjirin e Adenit, pas fundosjes së anijes Rubyamar, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar. Ushtria amerikane ka konfirmuar të shtunën që anija britanike është fundosur pasi është goditur prej raketave të nisura prej militantëve të Huthëve më 18 shkurt.

“Jemeni do të vazhdojë të fundosë më shumë anije britanike dhe çdo dëm do të shtohet në faturën e Britanisë”, ka thënë Hussein al-Ezzi, zëvendësministër i Qeverisë së udhëhequr prej Huthëve, në një postim në X, platformë e njohur më parë si Twitter. “Është një shtet mashtrues që sulmon Jemenin dhe është partner me Amerikën në sponsorimin e krimeve kundër civilëve në Gazë”.

Militantët e Huthëve kanë nisur vazhdimisht dronë dhe raketa kundër anijeve komerciale ndërkombëtare prej nëntorit të vitit të kaluar, duke thënë se sulmet janë shenjë solidarizimi me palestinezët që po përballen me ofensivën izraelite në Gazë. Sulmet e tyre në Detin e Kuq e kanë çrregulluar transportin e mallrave, duke detyruar shumë kompani që të bëjnë rrugë shumë më të gjatë dhe më të kushtueshme nëpër jugun e Afrikës, dhe kanë rritur shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të përhapet edhe më tej në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë nisur të sulmojnë shënjestrat e Huthëve në Jemen, qysh prej janarit, si shenjë hakmarrjeje për goditjen e anijeve të tyre në Detin e Kuq.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →