Qendra komanduese e forcave të armatosura amerikane në krye të rajonit të Lindjes së Mesme (CENTCOM) konfirmoi të hënën sulmin ndaj anijes tregtare në pronësi greke Transworld Navigator, e cila u njoftua të dielën nga Yahya Sharia, përfaqësuesi i rebelëve Houthi të Jemenit.
Mësohet se M/V Transëorld Navigator me pronësi greke, që mbante flamurin e Liberisë u godit nga një dron Houthi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës. Ekuipazhi raportoi “lëndime të lehta dhe dëme të kufizuara”, por vazhdoi udhëtimin e tyre. Raportohet se ishte hera e katërt që kjo anije e veçantë sulmohej nga Houthi. Yahya Sharia kishte njoftuar gjithashtu se Houthi nisën një sulm me raketa kundër anijes Stolt Sequoia në Oqeanin Indian.
Që nga nëntori i kaluar, rebelët jemenas të lidhur me Iranin kanë nisur shpesh sulme me raketa dhe drone kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian. Ata fillimisht thanë se synonin anije të lidhura me Izraelin, por më vonë i zgjeruan objektivat e tyre për të përfshirë anije të lidhura me SHBA-në dhe Britaninë në hakmarrje për sulmet kundër pozicioneve të tyre në Jemen.
June 23 Central Command Update
Iranian-backed Houthis struck the M/V TRANS WORLD NAVIGATOR, a Liberian-flagged, Greek-owned, and operated bulk cargo carrier in a suspected uncrewed aerial system (UAS) attack. Today, at 4:00 a.m. (Sanaa time), the crew reported minor injuries and… pic.twitter.com/eg3zDlKhbM
— U.S. Central Command (@CENTCOM) June 24, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co