Rebelët Houthi sulmojnë anijen izraelite në Gjirin e Adenit. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i rebelëve Houthi, Yahya Sare’e, përfaqësuesi i Iranit në Jemen.
Ai tha se Houthi-t sulmuan “anijen izraelite MSC Darwin në Gjirin e Adenit duke përdorur disa raketa detare dhe UAV” dhe shtoi se “operacioni ia arriti qëllimit”.
Sare’e tha gjithashtu se Houthi-t lëshuan “një numër raketash balistike dhe raketa lundrimi kundër objektivave izraelitë në Eilat”. Kujtojmë se grupi i rebelëve ka pasur në shënjestër të gjitha anijet që sjellin mallra për Izraelin, në shenjë kundërshtie për luftën në Gaza.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co