Bota

Rebelët Huthi sulmojnë dy anije në Detin e Kuq

rebelet huthi sulmojne dy anije ne detin e kuq





































Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër vendit ku ekipet po tentojnë të shpëtojnë një cisternë të mbushur me naftë, e cila ende është e përfshirë nga flakët, pasi u sulmua nga rebelët jemenas në gusht.

anija

Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave – në vlerë prej 1 trilion dollarësh – përmes Detit të Kuq.

Rebelët Huthi po kryejnë sulme ndaj anijeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Sulmet e rebelëve po ashtu kanë penguar dërgesat e ndihmës për Sudanin dhe Jemenin, shtete të përfshira në konflikt.

Ndërkaq, përpjekjet për të shpëtuar cisternën me naftë të përfshirë nga zjarri ende po vazhdojnë, teksa ka shqetësime se djegia e saj mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, pasi në bordin e cisternës janë 1 milion fuçi me naftë të papërpunuar.

Në sulmin e së hënës, dy predha goditën një anije, teksa një shpërthim ndodhi pranë anijes, tha ushtria britanike.

“Nuk ka viktima në bord dhe anija po vazhdon rrugën drejt portit”, tha ushtria britanike.

Po të hënën, ushtria britanike raportoi për një sulm të dytë nga rebelët Huthi. Një dron goditi një anije mallrash, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar. Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj cisternës së naftës, Blue Lagoon.

Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për këto sulme. Ata kanë shlënjestruar më shumë se 80 anije me raketa dhe dronë që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Rebelët jemenas po ashtu kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër detarë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts