“Reforma në drejtësi duhet të vlejë për të gjithë”, Gjekmarkaj: Kuvendi i bëri atentat vdekjeprurës, ambasadorët të reagojnë

reforma ne drejtesi duhet te vleje per te gjithe gjekmarkaj kuvendi i beri atentat vdekjeprures ambasadoret te reagojne
reforma ne drejtesi duhet te vleje per te gjithe gjekmarkaj kuvendi i beri atentat vdekjeprures ambasadoret te reagojne

Nënkryetari i Rithemelimit të PD, Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Gramshit.

Nga atje ai është shprehur se Shqipëria po zvogëlohet e shkretohet çdo ditë dhe se kjo ndodh për shkak të “ish-komunistëve të shndërruar në socialistë e më pas në hajdutë”.

Ai komentoi edhe atë që ndodhi dje në Parlament, duke thënë se reformës në drejtësi iu bë atentat vdekjeprurës dhe Kuvendi nën thundrën e mazhorancës kreu një puç konstitucional duke mos njohur më Gjykatën Kushtetuese për të tillë.

Gjekmarkaj i bëri thirrje ambasadorëve të vendeve mike që të shprehen dhe të reagojnë lidhur me këtë rast, teksa theksoi se reforma në drejtësi duhet të vlejë për të gjithë, jo vetëm për opozitën.

Deklarata e plotë:

Te dashur demokrat e demokrate të Gramshit!

Në momente jo të zakonshme po zhvillohen takimet tona me ju ! Shqiperia po zvoglohet dhe shkretohet çdo dite !
Kjo nuk po i ndodh nga ndonjë pushtues !
jo , e gjitha i vjen nga ish komunistet e shnderruar ne socialist dhe socialistet e shnderruar ne hajdut!

Një pushtet i kalbur nga korrupsioni do të kalbe Shqiperinë!
Një Kryeminister jashte kontrollit të ligjit synon të kontrollojë çdo gjë!
E patë dje ku reformes në drejtesi ju bë atentat vdekjeprures, e pate sesi Kuvendi i Shqiperise nen thundren e mazhorances kreu një puç kostitucional duke mos njohur më gjykaten kushtetuese per te tille?

Ne jemi të shqetesuar per renien e legalitetit dhe triumfin e dhunes politike mbi te!

Si Nen Kryetar i Kuvendit ju bej thirrje ambasadorve te vendeve mike , te shprehen, te reagojne!
Nese per ata reforma ne drejtesi eshte vije e kuqe e tille duhet te jete edhe per Edi Ramen!

Reforma ne drejtesi duhet te vleje per te gjithe jo vetem per Opoziten.

Ju po e shihni sesi Lideri i Opozites Sali Berisha pa akuze , pa hetim, vetem se nuk ju pergjigjigj fteses per te vrare kushtetuen dhe pranuar kufizimet e paligjshme u arrestua!

Kur kushtetuta dhunohet per te ndaluar themeluesin e pluralizmit, pluralizmi ka rene, kur kushtetuta dhunohet per te penalizuar Opoziten, liria ka rene!
Ne rrethana te tilla Sali Berisha eshte simbol , reagimi eshte detyre patriotike, indiferenca faj !

Kur gjykata kushtetuese perdhunohet nga Kryeministri sistemi nje partiak eshte tek dera!

Pse nuk flet Presidenti i Republikes? A ka Shqiperia nje President sot? Jo kemi vetem nje kukull lepe peqe ne duart e Edi Rames ! Ai hesht dhe firmos me urdher. Renia e Kushtetutes nuk eshte shqetesimi i tij.

Pse nuk flet vete Gjykata Kushtetuese, e goditur ne integritet ?
A ka Shqiperia nje te tille sot?

Te dashur miq siç e shikoni
Sot ne Shqiperi nuk ka arbiter por ka vetem një Kryeminister dhe qeveri zgrapsash qe do të na ktheje ne kohet e erreta, qe do te na mbaje te varfer, nen presion , te lidhur per buken e gojes dhe një Opozite me e motivuar se kurre, me e bashkuar se kurre, me luftarake se kurre, per qendruar, per tu perballur, per te fituar!

PD eshte nje parti misionare!
Ajo solli pluralizmin dhe lirine, ekonomine e tregut dhe demokracine , Shqiperine ne Nato dhe pa viza, infrastrukturen moderne dhe proceseset integruese, demokratet duhet te jeni krenar per historine e vet!

Ne jemi me te zote, ne jemi me te ndershem, ne e duam me shume Shqiperine , e kemi demostruar me akte gjate ketyre 34 viteve! Kemi politikane cilesore, profesioniste te zote, intelektual te shquar dhe mbi te gjitha mbeshtetjen dhe deshiren tuaj per ndershmeri, mireqeversje, demokraci te vertete dhe integrim.

Ne , ju gramshiotet, Pd , shqiptaret nuk do te lejojme qe paratë e vjedhura te blejne vota dhe të na vjedhin te tashmen dhe te ardhmen.

Nuk do ta lejojme as kur e bejne drejtoret e ministrave bashke me ministrat e tyre , nuk do ta lejojme as kur e bejne drejtoret e Tiranes bashke me Kryetarin e tyre.

Trashigimia qe po i lene Shqiperise jane patronazhistet , sterilizimi, inceneratoret plehrat e tyre te cilat do ja heqim qafe Shqiperise bashke me ju.
Besoni tek fitorja dhe ajo di te vije. Kemi nje vit kohe per tja bere kete sherbim madhor Shqiperise dhe popullit te saj!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →