Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë forumit strategjik të Bledit në Slloveni është ndalur te plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen tha gjatë këtij viti ka pasur rezultate të shkëlqyera ndërsa theksoi se deri në fund të vitit tre vende të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e hapësirë së përbashkët të pagesave.
Ndër të tjera ajo u ndal te reformat, ku tha se nëse ndërmerren do të sjellin investime për vende.
Sa i takon procesit të integrimin, presidentja e KE deklaroi se do të caktojnë një komisioner të posaçëm për këtë çështje.
“Një vit më parë, ne prezantuam planin e i ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor. Puna ka dhënë rezultatet e para. Tirana është aeroporti me rritjen me të shpejtë në Europë. Kompanitë evropianë po vendosen në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë me një hap të shpejt. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në RMV janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit të kreditimit.
Deri në fund të vitit, tri prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirë së përbashkët të pagesave, që do të çoje në kursim mbi 500 milionë euro çdo vit.
Nuk është bërë asnjë vit që kur kemi formuluar këtë objektiv dhe tashmë është rezultat që po na shfaqet dhe duhet të jeni krenarë.
Reformat lidhen me investime. Cdo reformë do të shkyçë investime të reja. Kur të gjitha reformat të jenë kryer, secili do të marrë aq ndihmë për person, aq sa do të merrte Ballkani Perëndimor në kuadër të politikë së kohezionit të BE.
Është kaq hap i rëndësishëm sepse BE është në proces të rikrijimit të vetes në kontekstin e ri gjeopolitike dhe duan që Ballkani Perëndimor të jetë aktiv.
Zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë, që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. Do të emëroj një komisioner të dedikuar për integrimin”, tha Von der Leyen.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co