“Reformën në drejtësi e solli PS?”- Bamir Topi: Është absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë

reformen ne drejtesi e solli ps bamir topi eshte absurditet vetem nje fuqi madhore mund te beje bashke politikanet e shqiperise








































Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaratën që kryeministri Rama bëri pak ditë më parë në “Opinionin” për reformën në drejtësi.

ttttt

Rama u zotua se reformën në drejtësi e solli vetëm Partia Socialiste dhe jo SHBA.

Lidhur me këtë, ish-presidenti tha se kjo deklaratë është absurditet, duke theksuar se vetëm një fuqi madhore si SHBA mund të bënte bashkë politikanët e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Rama tha se Reformën në drejtësi e solli PS jo SHBA, çfarë mendimi keni për këtë deklaratë që kryeministri bëri në emisionin “Opinion?”

Bamir Topi: Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do ti bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike. Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë.

Ish-presidenti tha ndër të tjera se ka ardhur koha që ne Shqipëri të ndryshojë elita politike, pasi këto elita kanë krijuar situata traumatike në vendin tonë.

Bamir Topi: Do thoja që domosdoshmërisht në Shqipëri duhet të kishte ndryshim dhe rotacion të elitave politike, këto elita kanë krijuar situata traumatike në Shqipëri. Situata në Shqipëri është bipolare…çdo njeri që te tenton të jetë i suksesshëm politik ndeshet përballë një muri që është ndërtuar në mënyrë të posaçme nga dy partitë kryesore.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →